Ekskluzive: Gjermano-kroati Tomas Brdariç, trajneri i ri i Vllaznisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i 45-vjeçarit gjermano-kroat konfirmohet posaçërisht për Fjala.al, ai zyrtarizohet të enjten. Do të jetë gjermano-kroati Tomas Brdariç trajneri i ri i Vllaznisë. Ndonëse ende nuk është zyrtare, burime pranë klubit shkodran e kanë konfirmuar një gjë të tillë posaçërisht për Fjala.al. Kanë premtuar një revolucion rrënjësor, me synimin e madh të rikthimit të klubit tek suksesi dhe tek lavdia e dikurshme dhe duket se drejtuesit e Vllaznisë e kanë nisur misionin e tyre mbi baza të shëndosha.

Kështu, pasi kanë konfirmuar në detyrën e drejtorit sportiv ish-futbollistin kroat, Matko Djarmati, drejtuesit kuqeblu duket se kanë zyrtarizuar edhe emrin e trajnerit të ri. Ndonëse ende nuk është zyrtare, burime pranë klubit shkodran kanë konfirmuar posaçërisht për Fjala.al se ai do të jetë ish-futbollisti gjermano-kroat, Tomas Brdariç.

45-vjeçari ka luajtur në Gjermani përgjatë gjithë karrierës së tij 16-vjeçare, nga viti 1992 deri në 2008-ën, duke spikatur me Bajer Leverkusenin, si dhe duke e veshur 12 herë fanellën e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve dhe 8 herë atë të të rriturve të Gjermanisë, me të cilën shënoi një gol. Në 2009-ën ka nisur karrierën kryesisht si trajner, por edhe si drejtor sportiv, ndërkohë që ka drejtuar skuadra kryesisht të nivelit inferior në futbollin gjerman, por ka drejtuar për një kohë të shkurtër edhe Shkëndijën e Tetovës.

Sidoqoftë, ardhja e një emri të tillë tek Vllaznia është një ogur i mirë për klubin shkodran, që gjatë këtyre sezoneve të fundit ka notuar në ujëra të turbullta, duke provuar, për herë të parë në histori, edhe rënien në Kategorinë e Parë, ndërsa një gjë të tillë e shmangu këtë sezon në duelin për mbijetesën me Besëlidhjen. Sipas burimeve në klubin kuqeblu, zyrtarizimi i trajnerit të ri pritet të bëhet të enjten./Fjala.al

Të fundit

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar...

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër koncertin madhështor, papritur u tjetërsuan....

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet...

Lajme të tjera

Web TV