5 çajra bimorë për të trajtimin e fytyrës dhe flokëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradita e lashtë thuajse 5000 mijë vjeçare e çajrave ka kaluar nga konsumi tek produktet e bukurisë. Vetitë kurative dhe aromat e pa-rezistueshme të çajrave në mbarë botën janë kthyer në një praktikë të vërtetë edhe për të gjithë ata që dëshirojnë një lëkurë të pastër apo flokë të shëndetshëm.

Prandaj sot AgroWeb.org ju sugjeron 5 prej tyre që mund t’i gjeni fare lehtë dhe t’i përdorni si trajtime natyrale në kujdesin ndaj vetes.

Çaj jeshil

Të gjithë i dinë përfitimet e shumta shëndetësore që çaji jeshil ofruaron si brenda ashtu dhe jashtë organizmit.

Përveç mbajtjes së peshës së duhur, ky çaj është gjithashtu një përbërës i njohur në fushën e produkteve të bukurisë.

Nëse aplikohet në formën e një maske për fytyrën, çaji jeshil vepron si një pastrues i thellë e natyral.

Kur e vendosni në fytyrë i ofron asaj shkëlqim dhe largon yndyrën duke ulur prodhimin e sebumit.

Për flokët, çaji jeshil mund të zihet dhe përdoret më pas për të shpëlarë flokët Në mënyrë që të shkëlqejnë më shumë.

Një mënyrë do të ishte kombinimi me lëng limoni dhe pak çaji jeshil që ndihmon në uljen e zbokthit dhe vepron si trajtim natyral për flokët.

Çaj kamomili

Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale për të zverdhur dhe ndriçuar flokët tuaj, kamomili është zgjidhja.

Ky çaj ka vetinë t’i zbehë flokët deri në 1-2 nuanca.

Hidhni dy qese kamomili në ujë të nxehtë, pastaj përziejeni me lëng limoni dhe aplikojeni si maskë në flokë për 5-10 minuta.

Më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Çaji i zi

Radikalet e lira të pranishme tek çaji i zi vonojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Lexo edhe :  Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t'i tallur me miqtë?

Mjafton të zieni çajin dhe më pas lëreni të ftohet për disa momente.

Merreni pak nga pak me anë të një pambuku dhe aplikojeni mbi fytyrë.

Lëreni përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni fytyrën me ujë dhe sapun.

Çaji i lavandës

Ky çaj është i mrekullueshëm për të qetësuar si fytyrën ashtu edhe flokët.

Përveç kësaj ju do të ndjeni gjatë gjithë kohës edhe aromën e mirë qetësuese që lëshon.

Mjafton ta zieni dhe ta aplikoni në lëkurë dhe flokë ose ta bëni pjesë të maskave të ndryshme.

Çaji xhenxhefilit

Xhenxhefili njihet si një antiseptik natyral që trajton çdo lloj problemi të lëkurës.
Kjo fillon që nga djegiet e diellit deri tek pigmentimet e ndryshme të fytyrës apo trupit.

Nëse e përdorni për flokët xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës duke favorizuar kështu daljen e flokëve të rinj.

Të fundit

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

Lajme të tjera

Web TV