30-vjet nga demonstrata e parë antikomuniste në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do përkujtohet në Shkodër, 30-vjetori i demonstratës së parë antikomuniste në Shqipëri, transmeton Radio Vatikan.

Më 14 janar 1990, rreth 3 mijë qytetarë shkodranë dolën në sheshin e qytetit, aty ku ishte busti i Stalinit, – diktator i përbuzur edhe nga vetë rusët, por akoma i nderuar në Shqipëri – për të kërkuar heqjen e asaj shëmtie në qendër të qytetit e për t’i treguar regjimit të Ramiz Alisë, që kishte zëvendësuar atë të Enver Hoxhës, se nuk do ta duronin më zgjedhën komuniste.

Manifestimi nuk ishte aspak i improvizuar, sepse u organizua nga një grup i njohur tashmë. Ishin Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rini Monajka, Kolec Humblina, Flamur Elbasani e të rinj të tjerë, që i ftuan shqiptarët të kapërcenin frikën e terrorit. Në heshtje, shkodranë nga të gjitha lagjet u mblodhën atëherë grusht rreth këtij grupi, pa u trembur nga forcat e policisë e nga dhjetëra sambistë, që i patën rrethuar. Edhe pse nuk u arrit të rrëzohej busti i Stalinit e, Kolec Hublina, që ishte caktuar të fliste para të gjithëve, nuk mundi ta kryente këtë detyrë, efekti i kësaj demonstrate ishte i jashtëzakonshëm. Regjimit të Tiranës po i vinte fundi.

Nuk vonuan arrestimet e gjithë organizatorëve. Sidomos Rini Monajka u torturua në mënyrë çnjerëzore dhe pak vite pas rënies së komunizmit vdiq. Në fund të prillit 1990, grupi i Shkodrës u gjykua, duke i hequr të drejtën e apelimit. Dënimet qenë të ashpra (50 vite burgim), por kishte filluar epoka e ndryshimeve politike në Evropë e regjimi nuk mund t’i pushkatonte më disidentët antikomunistë. Pavarësisht se u burgosën, anëtarët e grupit u liruan në janar e në mars të vitit 1991.

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV