Nga Kodi Ajror te procedurat tatimore, Meta dekreton 4 ligje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ligjet:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.
3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.
4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Njoftimi i plotë nga Presidenca:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil.

Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuar në EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit), ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesave të pasagjerëve.

2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.

3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.

4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Lexo edhe :  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me Ambasadorin e Turqisë

Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor.

Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

PS-PD me “sytë” te diaspora, sa emigrantë janë regjistruar në KQZ

Prej hapjes së procesit për regjistrim ditën e shtunë, vihet re një interesim i madh i emigrantëve për të...

Rrëfimi i Gjestit në BBVK, flet ish-menaxheri i tij: Ja si qëndron e vërteta

Ish-menaxheri i këngëtarit të njohur Gjesti, Samed Potera, i ftuar në studion e ‘Kosova Today’ në ekranin e Klan Kosova, ka konfirmuar se ka...

Meriton Mjekiqi nis romancën e re, zbulohet emri i modeles së njohur që i rrëmbeu zemrën

Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me...

A do të bjerë dëborë në Tiranë? Meteorologia: Ja çfarë parashikohet

Meteorologia Lajda Porja foli sot lidhur me motin e përkeqësuar në vendin tonë. E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja...

Defekt në linjën e tensionit të lartë Prrenjas-Mokër, mijëra familje pa energji elektrike

Një defekt i rëndë në linjën e tensionit të lartë Prrenjas-Pogradec ka lënë pa energji elektrike mijëra familje në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës...

Lajme të tjera

Web TV