Shqiptari blen patrioten për 500 euro, e detyronte të prostituonte dhe e torturonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet policore në Caserta të Italisë kanë vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, shqiptari kishte blerë një vajzë, gjithashtu dhe ajo shqiptare, për 500 euro nga një bashkatdhetar i tij dhe e detyroi atë të prostituonte në qytetin italian. E vetmja kohë ku vajza mund të dilte nga shtëpia ishte kur prostituonte në rrugë. Pjesën tjetër të kohës ajo rrinte e mbyllur në një apartament.

Gjatë hetimit, u zbulua se shqiptarja jetonte në kushte shumë të këqija dhe detyrohej të flinte në një banjë të vogël. Ajo shpesh lihej pa ushqim me ditë të tëra dhe detyrohej të bënte punët e apartamentit. Kur u përpoq të rebelohej, të refuzonte të prostituonte veten, ajo u kërcënua me vdekje. Ajo nuk mund të linte shtëpinë, përveç se kur ishte shoqëruar në vendin që djali kishte blerë për t’a takuar me meshkuj të tjerë. Të gjitha të ardhurat përfunduan në xhepin e kriminelit, i cili e shoqëronte dhe kontrollonte vazhdimisht për t’u siguruar që ajo bënte prostitucion.

Arrestimi i tutorit 35 vjeçar u krye gjatë operacionit të koduar, “Uti dominus”, ku u zbulua se shqiptari ishte pjesë e një grupi që rekrutonte gra të reja të huaja për të prostituar në rrugë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gjendet pa shenja jete një person në Fier, policia rrethon zonën

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes,...

Ishte amaneti i Kryepeshkopit! Në Greqi apo Shqipëri,ja ku do të prehet Anastas Janulltos

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të prehet në vendin tonë. Sipas burimeve për News24, trupi i Fortlumturisë së Tij...

Njihuni me kombinimin e ushqimeve që i bëjnë mirë zorrëve tuaja

Zorra është organi më i madh “shqisor” i trupit tuaj. Kjo do të thotë që ajo e di vetë se çfarë po ndodh brenda jush....

“Shqiptarët pyesin ‘Pse s’jemi si Italia e Gjermania’”-Rama:Kemi bërë kapërcim historik

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është shprehur se Shqipëria ka bërë një kapërcim historik, por theksoi se s’është kollaj të bëhet ky transformim. Ne...

“Erë bisedimesh” Putin: Nëse do ishte Trump lufta në Ukrainë mund të mos ndodhte

  Putin: Nëse do ishte Trump lufta në Ukrainë mund të mos ndodhte       Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se lufta në shkallë të gjerë në Ukrainë...

Lajme të tjera

Web TV