Pandemia/Pipero: Ende s’dimë origjinën e virusit, duhen vite për një medikament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero është shprehur se duhen ende vite për prodhimin e një medikamenti për të kuruar koronavirusin pasi shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar origjinën e këtij virusi.

Sipas Piperos, lajm i mirë vjen nga kompanitë që po punojnë për vaksinën dhe ai shpreson se në fund të këtij viti apo në fillim të tjetrit ajo do të jetë gati. Megjithatë Pipero bën thirrje nga qytetarët që të zbatojnë masat e thjeshta kundër koronavirusit pasi ato ulin në mënyrë drastike përhapjen e tij.

“Një javë më parë OBSH “urdhëroi” të gjithë shkencëtarët për të zbuluar origjinën e këtij virusi, pasi ende nuk dihet kjo gjë. Evidencat të çojnë në Wuhan, por origjinën ende nuk e dimë.

Që të shpiket një medikament anti-Covid duhen vite, pasi është një virus i ri, ndërsa për vaksinën 18-24 muaj. Lajme të mira po vijnë për prodhimin e vaksinës. Mendoj se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit do të kemi një vaksinë.

Ne të gjithë mendonim se ishte një virus respirator. Por ai nuk iu bindet ligjësive të viruseve respiratorë dhe për këtë arsye do të bashkëjetojë gjatë me ne. Maska dhe higjiena janë masat kryesore që duhet të ndërmarrim”, u shpreh Pipero në A2.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV