Fluksi i Kosovarëve/Pipero flet nëse duhet kufizuar ardhja e tyre në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me çeljen e sezonit turistik mijëra shqiptarë të Kosovës u dyndën në bregdet, sikur çdo vit.

Edhe pse rreziku i përhapjes së koronavirusit mbetet teje i madh përsëri vihet re një fluks i madh turistësh nga Kosova.

Ashtu si në Kosovë edhe në Shqipëri shifrat e rasteve të reja me COVID-19 janë të larta, ndaj kjo ka hapur edhe një debat të madh në lidhje me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë që duan të frekuentojnë bregdetin tonë.

Për mjekun Pëllumb  Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.

Fjala e plotë

E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë… taksat

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti...

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive...

Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit...

Gara tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave prej 30% për të...

Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV