Ndërron jetë nga virusi inxhinieri i njohur shqiptar i pyjeve (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhinieri i njohur i pyjeve Ferdin Liçaj është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Në postim shkruhet se  ka qenë një njeri model dhe ekspert i talentuar në fushën e mjedisit dhe pyjeve.

Postimi i plotë

“Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu tim i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi ti mbijetoj virusit te tmerrshëm qe e preku përpara disa ditësh. Lajmi i largimit te tij nga kjo jete me ka shokuar dhe me ka shkaktuar një boshllëk te madh shpirteror. Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe tepër njerëzor. Ai ishte një ekspert i talentuar dhe me aftësi te rralla ne fushën e mjedisit dhe te pyjeve. Projektet e tij te shumta ne këtë fushe janë modele tepër profesionale dhe te punuara me pasion e talent te veçantë. Unë kam pasur lidhje te ngushta me Ferdinin jo vetëm si i afërm i tij por, e kisha edhe si model te intelektualit dhe eruditit me dije te shumë anshme. Sa shume kam mësuar nga Ferdini dhe sa shume do te me mungoje. Lutem qe shpirti i tij te gjej prehje ne paqen e përjetshme. Zoti u kujdeset për këtë shpirt te bukur dhe i rezervoftë vendin e merituar ne parajse. Lamtumire i dashuri tim Ferdin”, shkruan Xhafer Meçe një nga miqtë e inxhinierit.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV