EMRAT/Njëri prej tyre ka vrarë një efektiv policie, 5 persona duhet të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, tre shtetasve me banim në Gjirokastër dhe një tjetri me banim në Fier dhe njërit në Tepelenë, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit.

Sipas burimeve zyrtare, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

• B. (R.) J. (M.), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim;

• A. G., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• K. K., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• Xh. D., me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• R. Sh., me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë: Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), Adriatik Gaba, Klaudion Karagjozi, Xhevair Derxhia dhe Rimel Shehu.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel,...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Lajme të tjera

Web TV