Virusi hyn dhe në burgun e Bradasheshit, infektohen dy punonjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy punonjës të burgut të Bradasheshit në Elbasan, janë infektuar me koronavirus.

Nga testimet e kryera në orët e fundit ka rezultuar pozitiv ndaj tamponit, shefi i policisë së burgut si dhe shefi i regjimit të jashtëm.

Kjo ka bërë që punonjësit e tjerë ti nënshtrohen tamponit, ndërkohë që janë izoluar në shtëpi në pritje të përgjigjes.

Kujtojmë që nga të dhënat e publikuara, qyteti i Elbasanit ditët e fundit ka shënuar një rekord rastes të reja, pasi vetëm brenda një dite janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.

Sakaq teksa numri i viktimave ka shkuar në 199, rastet aktive të të infektuarve në të gjithë Shqipërinë janë 2870./BNl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më...

1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Ishte një emër që dikur shkëlqeu mes errësirës së Atlantikut – RMS Carpathia, anija që mëngjesin e akullt të 15 prillit 1912, përshkoi me...

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme...

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që...

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve...

Lajme të tjera

Web TV