Lajm i fundit/ Rusia e para për vaksinën kundër Covid, Putin: Gati  brenda pak ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, deklaroi se Moska ka gati vaksinën e parë kundër Covid-19, të zhvilluar nga instituti i Gamaleya.

“Mëngjesin e sotëm për herë të parë në botë, ekziston një vaksinë kundër infeksionit të koronavirusit”, deklaroi Putin.

Kjo deklaratë vjen pasi faza e tretë e testeve klinike të vaksinës, nisi javën e kaluar.

Putin zbuloi gjithashtu se vajzës së tij i është injektuar vaksina, duke i shkaktuar një temperaturë të lehtë, e cila i kaloi brenda pak kohësh, raporton Russia Today.

“E di që vaksina funksionon në mënyrë shumë efikase, garanton një imunitet të qëndrueshëm dhe i ka kaluar të gjitha kontrollet.

Në vijim Rusia do të nisë prodhimin në masë të vaksinës. Gjithë atyre që po punojnë për vaksina të ngjashme, ju uroj sukses.

Duhet t’iu jemi mirënjohës atyre që kanë bërë këtë hap shumë të rëndësishëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë botën”, deklaroi lideri rus./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV