OLF zbarkon në Lezhë e Kurbin, u kërkon llogari 4 “të fortëve” të dënuar për vrasje, drogë e vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit u ka dorëzuar sot formularin 3 të dënuarve për vepra të ndryshme penale që janë subjekt i ligjit. Në një njoftim për mediat, OLF njofton se ka dorëzuar formularin e vetë deklarimit të pasurisë shtetasve Kastrijot Lalaj, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim; Mark Lleshi, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Agron Selmani, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”; Arjan Ndoci, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta persona si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: K. L., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim; M. Ll., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; A. S., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”; A. N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV