Ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur arrestimeve, ekstradohen drejt Italisë 9 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë persona të arrestuar në Shqipëri për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë.

Lajmin e ka bërë me dije Interpol Tirana përmes një deklarate për mediat. Ndër të tjera, bëhet me dije se të ekstraduarit janë nga mosha 27 deri 72 vjec dhe janë prangosur gjatë këtij viti në Shqipëri, pas akuzave të Prokurorive italiane.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Vazhdon me sukses dhe rezultate të shkëlqyera puna në grup midis Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (Criminalpol).

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Një zjarr shkatërrues përfshiu një ndërtesë tregtare shumëkatëshe në qytetin lindor të Irakut, Kut, duke lënë pas rreth 50 viktima dhe të plagosur, sipas...

Kina po shpenzon miliarda për t’u bërë superfuqi e inteligjencës artificiale

Nga Meaghan Tobin, The New York Times Kur OpenAI ndaloi aksesin e sistemeve të saj të avancuara të AI-t për Kinën në korrik të vitit...

Lajme të tjera

Web TV