Veliaj flet pas shërimit: Të kursejmë mallkimet dhe sharjet, virusin nuk e mora në bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, është rikthyer menjëherë në punë pas shërimit nga COVID-19.

Veliaj është shprehur se ndjehet shumë mirë dhe se javët në izolim e kanë mësuar dhe e ka pjekur. Ai deklaroi se virusin nuk e ka marrë në bashki.

Gjatë një interviste në News24, Veliaj tha se tashmë është koha që të kursejmë sharjet, pasi jemi një familje dhe jemi të gjithë shqiptarë.

“Ndjehem shumë mirë, është dita e parë e lirisë mbas dy javë e gjysëm izolim. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, që jam pjekur. Nuk u infektova me koronavirus në bashki. Jam ndjekur nga spitali “Shefqet Ndroqi” në shtëpi nga infermierë dhe doktorë si Perlat Kapisysi, Adelina, infermierja. Si komb patjetër që duhet të përballemi me pjesën e fatkeqësisë dhe pjesën e pandemisë, por besoj që ka ardhur momenti që edhe të piqemi pak edhe të kursejmë fjalën e keqe, të kursejmë mallkimin, të kursejmë sharjet dhe të sigurohemi që mbi të gjitha jemi një familje, ne jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të mundohemi që të respektojmë autoritetet, të respektojmë bluzat e bardha, njerëz që po strapacohen.

Unë nuk jam larguar asnjë minutë nga shtëpia ime dhe jo më nga Shqipëria, do të thotë që këta njerëz po bëjnë maksimumin. Nuk dua që të ndaloj polemikat, por dua që të ndaloj kulturën e mallkimit, kulturën  e ndjelljes së të keqes, kulturën e gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit. Këto janë gjëra të një kulture që ne mund t’i menaxhojmë vetë. Unë besoj fare mirë që ne në këtë aspekt ne mund të bëjmë pak më shumë edhe besoj që dhe për një sëmundje që është e verbër si politikisht si për çdo dallim tjetër do të duhet që dhe ne të jemi të verbër përpara kësaj, do të thotë që ne të trajtojmë të gjithë me unitet”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Rama nuk ndalet: Masa drastike edhe për kantieret e ndërtimit

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka...

Zvicra do modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Ushtria zvicerane planifikon të modernizojë rreth 8,000 bunkerë të vjetër të kohës së luftës në të gjithë vendin, disa prej të cilëve datojnë që...

Lajme të tjera

Web TV