Kërkesë për një miliardë doza, ja sa do të jetë çmimi i vaksinës ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për vaksinën anti COVID-19 ka një “luftë” mes lindjes dhe perëndimit dhe e para që do e hedhë në treg duket se do të jetë Rusia, edhe pse të shumtë janë skeptikët për vaksinën e saj.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vaksina e quajtur “Sputnik V” ka kaluar dy testet e para dhe tashmë pritet ai përfundimtar, ndërkohë që në shtator është parashikuar që të jetë gati për personelin shëndetësor.

Drejtuesit e firmës farmaceutike ruse R-Farm gjatë një intervistë për mediat ruse kanë zbuluar dhe çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë, e cila do të jetë jo më pak se 10 dollarë.

“Me shumë gjasa, dozat do të shiten jo më pak se 10 dollarë. Seritë e para të dozave do të jenë më të shtrenjta, por çmimi i vaksinës do të bjerë gradualisht me masivizimin e prodhimit industrial të saj”, tha Aleksei Repik, drejtues i firmës farmaceutike, R-Pharm.

Ende pa u hedhur në tregun vendas, të shumta kanë qenë kërkesat e tregut botëror. Autoritetet ruse thonë se nga vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë janë kërkuar 1 miliardë doza, teksa kapacitetet prodhuese aktualisht garantojnë vetëm gjysmën./En.Br./Fjala.al

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV