Zbulohet ekipi i ri i Etrit Berishës, rival do ketë një shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha sezonin e ri pritet të mbrojë portën e Torinos.

Berisha është rikthyer te Atalanta pas përfundimit të huazimit te Spal, i rënë nga kategoria, por nuk ka ndërmend që të qëndrojë te ekipi bergamask.

Sipas mediave italiane, ekipi torinez ka shfaqur interesim konkret për gardianin kuqezi, pasi shihet si zëvendësuesi ideal i Salvatore Sirigut.

Ndërkohë në anën tjetër edhe Samir Ujkani pritet ta vazhdojë kontratën me Torinon. Mediat vendase raportojnë se portieri i Kosovës është pajtuar të vazhdoj qëndrimin në Torino edhe për një vit tjetër me pagën e njëjtë.

Kështu dy portierët shqiptarë përsëri do të jenë shok skuadre si në kohën kur ishin tek Kombëtarja e Shqipërisë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050

Studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) parashikon një rritje dramatike të obezitetit dhe mbipeshës në mesin...

Mediat greke irritohen me Ramën dhe Berishën: Po ‘luajnë’ me Greqinë për fushatë!

Gazeta greke “Protothema” ka bërë një artikull mbi deklarimet e ditëve të fundit të Sali Berishës dhe Edi Ramës, sa i takon Greqisë. Sipas...

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin kilian të Antofagasta, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) Tërmeti ka...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja jep detaje

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10...

Ndryshimet klimatike/ Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola u befasua nga rezultatet. Atë...

Lajme të tjera

Web TV