Revolucion në shkencë, shpiket roboti i parë me aftësi vetëshëruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shkencëtarësh po sfidojnë mënyrën se si ne i shohim robotët pasi ata kanë zhvilluar atë që përshkruhet si roboti i parë i gjallë dhe i vetëshërueshëm i botës.

Roboti u ndërtua duke përdorur qelizat burimore të një bretkose.

Të quajtur xenobots (emëruar kështu prej emrit të bretkosës nga Afrika tw cilës iu morën  qelizat burimore), këta janë robotë të gjallë, më pak se një milimetër të gjerë, duke i bërë ata të mund të hyjnë në trupin e një njeriu.

Ata janë gjithashtu të aftë të ecin, të notojnë, të punojnë së bashku në grupe dhe të mbijetojnë pa ushqim për javë të tëra.

Sipas Joshua Bongard, një nga studiuesit kryesorë në Universitetin e Vermontit, “Këto janë makina të reja të gjalla. Ata nuk janë as robotë tradicional dhe as një specie e njohur e kafshëve. Është një klasë e re e objekteve: një organizëm i gjallë, i programueshëm. ”

”Një nga përfitimet e këtij dizajni është se ato janë më miqësore me mjedisin dhe më të sigurt për shëndetin e njeriut. ”

Kjo pasi sipas studiuesve, robotët tradicionalë priren të degjenerohen me kalimin e kohës dhe do të prodhojnë efekte anësore të dëmshme ekologjike dhe shëndetësore, transmeton tg.

Tani për tani, ekzistojnë përdorime të ndryshme të mundshme për ksenobotet, të tilla si pastrimi i mbeturinave radioaktive, grumbullimi i mikroplastikës në oqeane, dhënia e ilaçeve brenda trupit tone etj. /Fjala.al

Të fundit

U bëre komunist

Edison Ypi U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur) U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë. U bëre komunist sepse gjyshi,...

‘Krimet zgjedhore’/ Çollaku: Gjysma e pjesëtarëve të dosjes 184, kandidatë për deputet

Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar SPAK-un për mosveprim ndaj krimeve zgjedhore, duke theksuar se dosjet e bujshme si 184 dhe 339 përmbajnë emra të...

“Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e organizatës së Armando Pacani

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetër. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë nga plani i rritjes për rajonin

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe...

Lajme të tjera

Web TV