“Pandemia nuk frenon ikjen e shqiptarëve”/ Panariti: Fatura e autokracisë së partisë shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, pas mbylljes së karantinës së Covid-it, nga muaji qershor e në vazhdim ka një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil nga shtetas shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas studimit të publikuar nga revista Monitor të hënën, kërkesat për azil nga Shqipëria janë më të lartat krahasuar me vendet e Ballkanit dhe Europës.

Studimi zbuloi një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian, duke nisur nga muaj qershor, kur mbaroi karantina, edhe pse ata nuk lejohet të udhëtojnë në hapësirën e BE-së gjatë pandemisë.

Lidhur me këtë analizë ka reaguar ish-ministri Edmond Panariti i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, është shprehur se shkaku kryesor është shtypja dhe kufizimi i të drejtave dhe lirive qytetare.

“Kjo është temperatura e etheve të shpërbërjes së vendit. Shumë e lartë dhe në kohë pandemie dhe pavarësisht ndalesave dhe kufizimeve të forta të lëvizjes së lirë. Ky termometër dhe këto kolona tregojnë më shumë se hemorragji kombëtare dhe braktisje.

Aty për analogji dhe korelacion mund të lexosh fare qartë edhe indeksin e krizës ekonomike, financiare, shoqërore, familjare dhe psikologjike tonën në krahasim me vendet e rajonit.

Kriza jonë e gjithanshme, e pandalshme është shumëfish më akute se çdo vend tjetër..

Shkaku kryesor është shtypja dhe kufizimi i të drejtave dhe lirive qytetare. Fatura e autokracisë së partisë shtet”, shkruan Panariti./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Prokurorët e SHBA në Tiranë, Berisha paralajmëron “ekstradim” për Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e djeshme komentet duke I përqëndruar krysisht nga “zhvillimet në SHBA”. Kreu...

Dy “big-ët” e politikës përplasen për Agaçin

Kreu i qeverisë Edi Rama iu është përgjigjur akuzave për “arratisjen” e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë dhe flet për shëndetin e rënduar të...

PD mban sot Primaret/ Nis procesi në Gjirokastër dhe Lushnje, ja emrat që garojnë

Mbahet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike. Ky proces po mbahet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gazetarja Brikena Metaj raporton se procesi...

“Salo, ose 120 ditët e Sodomës”, tmerri neveritës i një libri që u kthye në film

Nga Leonard Veizi Provokuese dhe tronditës. I vështirë për t'u parë dhe i pamundur për t'u harruar. I fundit film i regjisorit Pier Paolo Pasolini, “Salo,...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 01 mars 2025, dollari amerikan, blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro, blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV