Ndërsa gjithë Anglia ishte në karantinë, arkeologu Matt Champion ishte duke punuar në ‘Oxburgh Hall’, një rezidencë në Norfolk.
Si pjesë e projektit 7.8 milion dollarësh të restaurimit të çatisë, punëtorët kishin ngritur pjesët e dyshemesë dhe kishin gjetur më shumë se 2000 artikuj të cilët datojnë që nga shekulli i 15-të.
Organizata britanike e trashëgimisë tha se kjo është një nga gjetjet më të jashtëzakonshme arkeologjike të bëra ndonjëherë.
Sipas një raportimi për ‘The Times’, janë gjetur copëza mëndafshi, lëkure, sateni dhe pëlhura të qëndisura. Gjithashtu u gjet një shkrim 600-vjeçar. Ka.Li/fjala.al