Së fundmi, Spanja shënon nivelin më të lartë të rasteve të Covid-19 në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja tejkaloi Luksemburgun duke shënuar me koronavirus  132 rastesh për 100 mijë banorë. Duke marrë shkas nga shtimi i të infektuarve dhe vatrave të përhapjes, qeveria e Madridit është vënë në lëvizje për të shmangur këtë valë të dytë infeksioni.

Një deklaratë vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ku thuhet se Spanja është shndërruar në vendin europian me më shumë raste me Covid-19 në vetëm 14 ditët e fundit.

Rritje të rasteve me Covid-19 ka pasur edhe në shtete të tjera si Maltë, Rumani dhe Belgjikë. Ndërsa, Greqia, që po mundohet të shpëtojë sezonin turistik, thekson se ky sektor nuk është përgjegjës për rritjen e nivelit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ndërkohë Italia gjendet në një fazë të qetë pas kufizimit të jetës së natës, por rastet ditore vijojnë trendin në rritje. Autoritetet po ndjekin me përpikmëri procesin e kontrollimit dhe testimit të personave që mbërrijnë nga Kroacia, Greqia, Spanja dhe Malta.

Ndërsa Franca po kërkon të parandalojë një valë të dytë të pandemisë dhe për këtë kaloi sërish Parisin dhe Marsejën në listën e qyteteve të konsideruara si zona të kuqe nga niveli i lartë i përhapjes.

Vetëm në kryeqytet rastet janë 6-fishuar në dy javët e fundit. Si masë për të frenuar përhapjen, autoritetet franceze zgjeruan urdhërimin për mbajtjen e maskës në ambiente të përbashkëta dhe publike. Ru.Do / Fjala

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV