Turqia bën “zbulimin më të madh” të gazit natyror në Detin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit natyror në gjirin e Detit të Zi, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 21 gusht, duke e konsideruar këtë gjë “si lajm të mirë të një rëndësie historike” për shtetin që varet pothuajse krejtësisht nga energjia e importuar.

“Turqia ka bërë zbulimin më të madh në histori të gazit natyror në Detin e Zi”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv nga Stambolli.

Megjithatë, analistë të industrisë kanë thënë se ndonëse sasia është e madhe, ajo nuk do ta kthejë Turqinë në zonë rajonale të energjisë, dhe nuk do të ndikojë në pasurinë e shtetit.

Anija e shpimit Fatih ka gjetur depozitën në zonën e gazit, Sakarya në qytezën verilindore, Zonguldak, ka thënë Erdogan, duke shtuar se Ankaraja planifikon të dërgojë gazin për tregun e brendshëm nga viti 2023.

Fatih, apo Pushtuesi, është anija e parë e shpimit e Turqisë, e cila mban emrin sipas Sulltan Mehmetit II, i cili ka sjellur Konstadinopojën – Stambollin e ditëve të sotme – nën regjimin otoman më 1453.

Turqia ka qenë në kërkim të hidrokarbureve në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe – ku së fundmi me veprimet e saj në ujërat e kontestuar ka nxitur reagime të Greqisë dhe Qipros.

Megjithatë, presidenti turk ka thënë se vendi që drejton ai do të shpejtojë operacionet në Mesdhe.

Importet e energjisë së Turqisë më 2019 kanë prekur shifrën e 41 miliardë dollarëve, sipas të dhënave qeveritare.

Ky shtet ka importuar më shumë se 45 miliardë metra kub të gazit natyror vitin e kaluar – kryesisht nga Rusia.

Analistët paralajmërojnë se mund të marrë vjet dhe miliarda dollarë investime para se Ankaraja të nisë prodhimin e gazit./REL

Të fundit

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Lajme të tjera

Web TV