Aktorja konfirmon dyshimet: Trupi i gjyshit tim u vodh nga morgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një histori që qarkullon për shekuj me radhë se si gjyshi i Drew Barrymore, kufoma e John Barrymore u vodh nga morgu nga miqtë e tij, për një arsye të çuditshme.

Ndërsa historia është jashtëzakonisht e popullarizuar, askush nuk ka qenë i sigurt nëse ishte i vërtetë, deri tani kur Dreë konfirmoi që kjo ka ndodhur.

“A është e vërtetë që trupi i gjyshit tuaj u vodh nga morgu nga ËC Fields, Errol Flynn dhe Sadakichi Hartmann në mënyrë që ata të mund ta vendosnin kundër një tavoline pokeri dhe të hedhin një lojë të fundit me të?” e pyeti gazetari  Sean Evans aktoren gjatë paraqitjes së saj këtë javë.

“Jo vetëm që po, por ka pasur interpretime kinematike të kësaj,”-  konfirmoi Drew. “Një film i Blake Edvard i quajtur SOB është thjesht i mahnitshëm dhe argëtues për t’u parë.”

Historia e kufomës së John që ishte vjedhur u tha se kishte frymëzuar filmin e vitit 1989, Weekend at Bernie’s , megjithatë, Drew nuk mund ta konfirmonte atë pjesë të tregimit.

“Kam dëgjuar gjëra,” shtoi ajo, “por nuk di të them kurrë nëse është edhe e vërtetë.”

Drew tha që kur të vijë koha që ajo të largohet nga jeta, do të donte që miqtë e saj të bënin të njëjtën gjë me kufomën e saj.

“Do ta them këtë, shpresoj që miqtë e mi të bëjnë të njëjtën gjë për mua”, tha ajo./Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV