“17 ditë i izoluar”, Eljo Hysko tregon si e kaloi Covid-19: Kisha dhimbje të forta koke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko në një intervistë për Fax News ka rrëfyer eksperiencën e tij me koronavirusin Covid-19. Hysko është shprehur se gjithçka që e bëri të dyshoj se ishte infektuar me Covid-19 ishte dhimbja e fortë e kokës e cila në vijim u shoqërua me simptomat e tjera si humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes.

Ai shprehet se ka qëndruar për 17 ditë i karantinuar dhe i vetëm për të mos infektuar asnjë njeri tjetër. Ndërsa thekson se është e rëndësishme të zbatohen rregullat bazë si respektimi I distancës fizike si dhe mbajtja e higjenës personale.

“Kur është bërë publik lajmi, kisha 12 ditë i karantinuar. Gjej rastin të falenderoj mjekët që u kujdesën për shëndetin tim. Në radhë të parë qytetarët të mundohen të ruajnë qetësinë. Kisha dhimbje koke ditët e para, më e fortë se zakonisht dhe aty dyshova se isha infektuar. Brenda ditës mu krye tamponi, pastaj pata një agravim të dhimbjeve si dhe humbje të shijes së nuhatjes. Simptomat ishin të ndryshme. Nuk pata probleme fatmirësisht në rrugët e frymëmarrjes.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë familjar të infektuar. Ime më nuk ishte infektuar dhe ky ishte një çlirim i madh për mua. Duhet të bëjmë kujdes edhe më shumë, pasi virusi është shumë serioz dhe mbi të gjitha është i rrezikshëm për njerëzit tanë të afërm. Komunikimi me mjekët ka qenë i vazhdueshëm dhe më ndihmuan edhe psikologjikisht. Kam qëndruar 17 ditë i karantinuar i vetëm, pasi nuk doja që të infektoja njeri. Kërkohen gjëra bazike të thjeshta, mbajtja e distancës, mbajtja e higjienës personale dhe dezinfektimi i duarve,”– tha Hysko./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV