Zjarret në Kaliforni, Guvernatori kërkon ndihmë ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë pjesën perëndimore të shtetit amerikan të Kalifornisë, Guvernatori Gavin Newsom bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të përmbajtur flakët.

Zoti Newsom i kërkoi Kanadasë dhe Australisë furnizime dhe mbështetje, ndërsa mbi 12 mijë zjarrfikës nga Kalifornia dhe 10 shtete të tjera amerikane po luftojnë me 560 vatra zjarri. Ai tha se Australia ka disa prej zjarrfikësve më të mirë në botë të specializuar ndaj zjarreve të pyjeve.

Guvernatori Newsom tha se zjarret kanë ndikuar më tepër në Kaliforninë veriore, ku dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ndërkohë janë shkatërruar qindra banesa dhe godina të tjera.

“Thjesht nuk kemi parë diçka të tillë që prej shumë e shumë vitesh”, tha zoti Newsom. “Këto zjarre po ezaurojnë furnizimet dhe personelin tonë”.

Moti gjatë fundjavës në Kaliforni rrezikon të fuqizojë zjarret që kanë vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur 43 të tjerë, ndër ta edhe zjarrfikësa, si dhe kanë shkrumbuar 2020 kilometra katrorë, gjatë kësaj vale historike të të nxehtit.

Aktualisht janë rreth 560 vatra zjarri në mbarë Kaliforninë, shumë prej tyre të përmasave të vogla dhe në zona të largëta. Pjesa më e madhe e dëmeve u shkaktua nga tre grupe zjarresh që dogjën pyje dhe zonat rurale përreth Gjirit të San Françiskos, si dhe hardhitë dhe vreshtat e atjeshme.

Disa prej pemëve të atjeshme mijëravjeçare të llojit sekuoja janë në rrezik të digjen. Ndërtesat në parkun shtetëror që përmban këto pemë janë dëmtuar tashmë.

Zjarri i tretë ka rrënuar pjesë të bashkive San Mateo dhe Santa Cruz.

Lexo edhe :  Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Mbi 100 mijë persona janë evakuar nga zjarret që mendohet se filluan prej vetëtimave që pati më herët këtë javë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar Kaliforninë për zjarret dhe duket i befasuar që zyrtarët e atij shteti nuk kanë ndjekur sugjerimin e tij për t’i parandaluar ato. Nga Pensilvania, Presidenti Trump u shpreh të enjten se u kishte thënë autoriteteve të Kalifornisë se “duhet të pastroni tabanet, të pastroni pyjet – ka shumë shumë vite gjethesh dhe pemësh të thyera; dhe ato janë aq të djegshme; i prek dhe fillon (flaka)”./VOA

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV