“Djaloshi me thinja mbush 69-vjeç”, Rama i uron ditëlindjen Pëllumb Xhufit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i uron ditëlindjen e 69-të historianit të njohur, Pëllumb Xhufi. Teksa flet me superlativa për figurën e tij, si historian, Rama thotë se të gjithë të rinjtë duhet të ndjekin shembullin e tij, teksa e quan “djaloshi me thinja”.

Postimi i plotë i Ramës
Pëllumb Xhufi, që mbush sot plot 69 vjet të padukshme në portretin e tij prej djaloshi të thinjur, hyn padyshim ndër ata pak mjeshtra të penës shqipe në lëmin e historisë, të cilët kanë vizatuar me përkushtim e kompetencë të spikatur rrugët e njohjes së të shkuarës së ngatërruar të këtij vendi.

Ai është një pikë referimi për historiografinë e ndërlikuar të Shqipërisë mes Perëndimit e Lindjes dhe kontekstualizimin në këto dy botë të gjenezës historike dhe përkatësive të disafishta të kombit shqiptar. Njohës rigoroz i gjuhëve dhe paleografive të vjetra padyshim, por edhe njohës i ditur dhe vëzhgues i mprehtë i skutave të labirinthit të diplomacisë në gjatësinë e disa shekujve, Pëllumb Xhufi ka një aftësi jo të zakonshme ndër historianët të të treguarit të së shkuarës me gjuhën e të tashmes. Përmes një pedagogjie të kuptueshme në përcjelljen e hulumtimeve të tij të thella, ai u jep bashkëkohësve pika referimi për të kuptuar dinamikën e “lojës” diplomatike, sidomos në momentet kur e shkuara ngre krye si aktualitet i debatueshëm në rrugën tonë.

“Përkthyes” i palodhur i dilemave të Arbërit, Pëllumb Xhufi është mbresëlënës në interpretimin e rebuseve të historive të vogla të Ballkanit, të njerëzve, komuniteteve, ngjarjeve të kohëve deri edhe shumë të shkuara, duke na e lehtësuar vështrimin përtej mjegullave të pandara ballkanike, të cilat vazhdojnë të ushqejnë gjithëfarë gjysëm të diturish e sharlatanësh në mexhelisin e zhurmshëm shqiptar, ku politika e ka dhunuar rëndom shkencën e historisë dhe ku pseudoshkenca e ka ushqyer rëndom politikën.

Lexo edhe :  ‘Ndalo takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë Tiranë’, Qëndresa Qytetare kërkesë KQZ-së

Ai di të na e tregojë me goxha saktësi vendin që zënë bijtë e shqipes në historinë e tyre, në historinë e rajonit a të botës me të cilën u përzien, ata më të moçmit e ata më të afërtit me ne në kohë. Dhe më e pakta që mund të thuhet është që kjo nuk është pak, sidomos po të mbash parasysh pazarin e gjullurdisshëm të historiografisë shqiptare të dekadave që pasuan periudhën e gjatë e të zymtë, të historisë së shkruar sipas qejfit nga fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. “Arbërit e Jonit”, “Shekulli i Voskopojës”, “Ikje nga Bizanti”, “Nga Paleologët te Muzakajt”, apo “Skënderbeu: Ideja dhe ndërtimi i Shtetit”, e të tjera akoma, përbëjnë një afresk të hatashëm në kapelën e tempullit të brishtë të historiografisë shqiptare.

E fundit po jo për nga rëndësia, personaliteti i Pëllumb Xhufit, meriton respekt edhe për tiparin e konseguencës qytetare, të cilin as politika aktive ku ai u përfshi për disa vite me instiktin e patriotit dhe me edukatën e shërbëtorit publik, nuk e zbehu dot. Duke i uruar ditëlindjen dhe duke uruar që të tjera pjesë t’i shtohen afreskut mjeshtëror që ai ka krijuar, uroj me këtë rast që më të rinjtë në moshë e ata të paktit prej vërteti në rrugën e ndërlikuar të Albanologjisë e të shkencave humane, të ndjekin shembullin e çmuar të këtij djaloshi me thinja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“New York Times’ reagon ndaj Berishës/ Akuzat e tij janë tërësisht gënjeshtra

Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel i ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Partisë Demorkatike Sali...

21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO dhe festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi...

Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca do të mbahet në Gjykata e...

Përfshihet nga flakët marketi në zonën e Plepave në Durrës

Një biznes në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Bëhet fjalë për...

16 vite më e re se ai, Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja gjatë karrierës së tij shumëvjeçare....

Lajme të tjera

Web TV