“Mama, më dhe jetën e më ndihmove ta humbas”, i dënuari me vdekje i trondit të gjithë me dëshirën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i dënuar me vdekje, i cili ishte në pritje të ekzekutimit, si dëshirë të fundit kërkoi një laps e një letër. Pasi përfundoi së shkruari letrën, ai kërkoi që atë t’ia dorëzonte mamasë së tij.

Letra shkruante: Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar, jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur? Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?

I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babanë dhe ai u largua? Ai donte të më korrigjonte sepse në vend që të studioja , kopjova në provim…dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.Ti u ktheve kundër babait, mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama, unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.

Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korrigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.

Djali yt kriminel.

Doja t’ju kujtoj se: Kush refu,zon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë.

Lexo edhe :  Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Sarandë, humbet kontrollin dhe del nga rruga benzi, arrestohet drejtuesi

Një 42 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor  në Sarandë. Gjergj Gjergji Shkokota duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me...

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një...

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti...

Lajme të tjera

Web TV