Maguire i pafytyrë, rrahu policinë greke dhe shpiku historinë me shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u shpall fajtor për katër akuza: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policin.

Ndaj Harry Maguire është marrë masa dënim me kusht me 21 muaj. Megjithëse ai nuk ishte pjesëmarrës në gjyq, babai i tij Alan mori pjesë në gjykimin që po zhvillohej në Greqi.

Maguie dhe miqtë e tij për më tepër e sajuan historinë se motra e tij ishte sulmuar nga gangsterë shqiptarë.

Ioannis Paradissis, avokati i policëve grek të cilët u sulmuan nga Maguire tha për mediat: Ai i ka fyer policët tanë dhe për më tepër ai së bashku me miqtë e tij i plagosi. Ata duhej të merrnin mjekim në spital pasi u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre.

Maguire dhe miqtë e tij më pas shpikën një histori se disa shqiptarë kishin sulmuar motrën e tij. Unë kurrë nuk kam dëgjuar mbeturina të tilla. Kjo është një përpjeke e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të neveritshme dhe madje është racizëm për shqiptarët dhe fyerje për policinë greke.

Maguire është një rol model për shumë persona, ai duhet të kthehet në Greqi dhe të kërkoj falje autoriteteve helene.

Harry Maguire dhe vëllai i tij Joe u dënuan të dy pas përleshjes kaotike të javës së kaluar në Greqi. Ndaj Joe rëndojnë akuzat për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë greke./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Lajme të tjera

Web TV