Pas vënies në pranga të dy personave për trafikim të lëndëve narkotike, policia ka arrestuar dhe një 27 vjeçar i cili u kap në flagrancë. Sipas burimeve zyrtare personi i identifikuar me inicialet A.B u kap në flagrancë pasi sapo ka parë shërbimet e policisë ka hedhur në tokë një çantë të zezë dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është bërë e mundur arrestimi i tij.
NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të operacionit policor të koduar “Tuneli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna me kontrolle të tjera, midis blloqe pallatesh nisur dhe nga shqetësimi i qytetarve, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 27 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Tuneli”, midis blloqe pallatesh, ky shtetas sapo ka pare shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.