Publikohet udhëzuesi për vitit e ri shkollor, Shahini: Ja si do veprohet nëse një nxënës ose mësues infektohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një video-mesazh të fundit në rrjetet e saj sociale, Ministrja Besa Shahini ka njoftuar mbi publikimin e udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021.

Ministrja e Arsimit, Shahini shpegoi se si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues do të dalë pozitiv me Covid-19, pasi rifillimit të mësimit. Ajo tha se do të sqarohen të gjitha paqartësitë, para se të nisë shkolla.

Ministrja bëri dallimin mes shkollave me pak nxënës dhe ato me shumë nxënës apo me turne.

“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19”.

“Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë.”

“Grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, – u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Ndërsa pyetjes se “si do të rregullohet ngarkesa mësimore e mësuesve, nëse ata do të punojnë me më shumë turne dhe a do të shtohet numri i mësuesve”, Ministrja Shahini nënvizon:

“Ne kemi planifikuar shtimin e numrit të mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret një mësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar për të mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor”./Bl.Ba/fjala.al

Lexo edhe :  Përdhunoi 24-vjeçaren në Lushnje, arrestohet autori

Udhëzuesi për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2659640510959712

Të fundit

Zyrtare: Interi prezanton trajnerin e ri, firmos kontratë për dy sezone

Cristian Chivu, trajneri i ri i Interit. Pasi “lau duart” me Simone Inzaghin pas humbjes në finalen e Champions...

Irani njofton: Do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Irani ka deklaruar se shumë shpejt do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara propozimin për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Kjo deklaratë erdhi...

Po përjetojmë fazat e para të një shteti policor nën Trump

Nga Robert Reich Tani që tarifat e Donald Trump janë pezulluar, ligji i tij “i madh dhe i bukur” është bllokuar dhe teknologu miliarder që...

Kurora e kampionit të sigurimeve rajonale, SIGAL lider brenda dhe jashtë kufijve

SIGAL INSURANCE GROUP fiton një tjetër vlerësim ndërkombëtar prestigjioz. Në fillim të muajit kompania u njoftua zyrtarisht se ishte shpallur “Kompania më e Mirë...

Bardhi reagon pas shtyrjes së seancës: Parlamenti nuk është prona juaj

Nuk do të ketë seance plenare të enjten. A2 CNN mëson se seanca është shtyrë për të hënën më 16 qershor, me kërkesë të...

Lajme të tjera

Web TV