A ka hyrë Shqipëria në rrugën e zgjidhjes së krizës politike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas uljes në tryezë të përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore duket se kriza politike në vend ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.

Megjithatë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shumë kontradiktor në veprimet e tij politike, kur nga njëra anë ulet në tryezë me të akuzuarin kryesor për vjedhjen e zgjedhjeve, Damian Gjiknurin dhe ana tjetër thërret protesta për largimin e qeverisë.

Kreu i PD-së kërkon të mbajë sistemin aktual zgjedhor duke u ulur në tryezë, qoftë edhe me Damian Gjiknurin. Nga ana tjetër, kërkon të qetësojë dhe të mbajë të karikuar militantët e tij se ai në të vërtetë synon rrëzimin nga pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht se situata politike në Shqipëri është krejtësisht paradoksale, ndërkombëtarët e kanë përshëndetur uljen në tryezën e reformës zgjedhore të përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Nga ana e tyre, gjermanët e kanë mbështetur këtë iniciativë ndërsa kanë kërkuar plotësimin e kushteve të tjera të Bundestagut.

Komisioneri i BE-së vjen në Tiranë

Dy ditë pas uljes së palëve në tryezën e reformës zgjedhore në Shqipëri do të mbërrijë sot Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.Ai do të qëndrojë sot dhe nesër në Tiranë. Kjo është vizita e parë në rajon prej marrjes së detyrës në fund të vitit të kaluar.

“Varhelyi do ta shfrytëzojë vizitën për të theksuar edhe një herë përkushtimin e plotë të Komisionit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Varhelyi pritet të takohet me presidentin, Ilir Meta, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit. Gjithashtu, ai ka parashikuar një vizitë në Durrës, i cili u godit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Të fundit

Përkushtim për të avancuar procesin transformues drejt përkatësisë evropiane

Nga President, Bajram Begaj   Është kënaqësi të ritakohemi këtë fillim viti. Çdo takim yni i shërben forcimit të marrëdhënieve midis...

Pezullimi i ndihmave amerikane do të jehojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të gjithë botën po përcjellin me shqetësim planet e Uashingtonit, pasi presidenti i sapobetuar amerikan,...

PS dhe PD me formulën më “jep të jap” për Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste kërkon afrim të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, ndërsa Partia Demokratike synon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të mundësuar pjesëmarrjen...

Vendimet e Trampit prekin Shqipërinë, 700 afganë mbesin në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Donald Trump ka pezulluar fluturimet e refugjatëve afganë që kishin shpëtuar nga talebanët dhe ndodheshin në periudhë kalimtare në Shqipëri. Në...

Lajme të tjera

Web TV