Shkodër/ Organizoi ceremoni festive, mbyllet për 6 muaj restoranti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka gjobitur me tre milionë lekë pronarin e një restoranti pasi ka ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu, policia i ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit këtij biznesi për një periudhë 6 muaj.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore/ Hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Përmes reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme, ku...

Rama në Spanjë/Sot jemi në Champions League e turizmit, ende jo Reali Madridit por Girona

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar në Madrid me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes sipas së cilës, Shqipëria do organizojë Kongresin...

“Pasaporta jonë shihej me dyshim”/ Rama: Jemi stigmatizuar si vend me kriminalitet por..

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në pas nënshkrimit në Madrid të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror...

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, “blindohet” kryeministria

Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet tubimi duket se gjithçka është...

Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa!

Fshatrat Pojan dhe Orman, në bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane...

Lajme të tjera

Web TV