Qytetarët shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi që kanë udhëtuar drejt vendin fqinj, janë duke u mbajtur në aeroportin e Athinës dhe rrezikohen të kthehen mbrapsht.
Sipas autoriteteve helene qytetarët shqiptarë janë ndaluar pasi testi i kryer për Covid-19 ka kaluar 72 orë.
Ndërkohë menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ku zv. Ambasadori ka njoftuar se do të bëjë të pamundurën që ata të mos kthehen në Shqipëri, si dhe do të mundohen që të plotësojnë të gjithë procedurat që ata do të dalin duke qenë se në mesin e tyre ka dhe fëmijë të vegjël. Ndërkohë mësohet se të gjithë qytetarët janë të rregullt me dokumenta./Re.Gu/Fjala.al