Largimi nga Barça? La Liga i jep goditjen e rëndë Mesit, ja ç’ka vendosur për argjentinasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

La Liga ka dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me çështjen “Mesi”, pas interpretimeve të ndryshme (disa prej tyre kontradiktore me njëra-tjetrën) të botuara kohet e fundit në media, lidhur me situatën kontraktuale të argjentinasit te F.C. Barcelona.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, organi më i lartë i futbollit në Spanjë, ka sqaruar se çdo klub që do të tentojë të marrë yllin argjentinas duhet të paguajë klauzolën dhe se “pleshti” nuk mund të largohet dot pa e paguar atë.

Qeveria Spanjolle e Futbollit siguron që ata kanë analizuar kontratën e Argjentinës dhe se nëse dëshiron të largohet nga Barça, ai duhet të paguajë klauzolën e rënë dakord.

Nuk flitet për shifër, por në media është thënë herë pas here që ajo kap shifrën e 700 milion eurove. Një shifër stratosferike kjo, që e bën të pamundur largimin e tij nga katalanasit, deri në përfundim të kontratës.

Kështu, LaLiga shprehet se pasi ka analizuar kontratën, ajo “aktualisht është në fuqi dhe ka një klauzolë të përfundimit të parakohshëm dhe në mënyrë të njëanshme, të kryer në përputhje me nenin 16 të Dekretit Mbretëror 1006/1985, të 26 qershorit, i cili rregullon marrëdhënien e veçantë të punës të sportistëve profesionistë ”.

La Liga bën me dije se nuk do të lëshojë lejekalimin e Mesit në rast se klubi që e blen nuk do ta paguajë klauzolën e largimit.

Ndërkohë, Leo Messi nuk është paraqitur për testet e COVID-19 të organizuar nga Barça mëngjesin e sotëm sipas protokollit të La Liga. Lojtari i ka bërë të ditur klubit se ai nuk do të jetë i pranishëm as në seancat stërvitore të ekipit që fillojnë nesër, e hënë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët të zbulonin se një gjen...

Lajme të tjera

Web TV