Ed Sheeran baba për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari më famë botërore, me anë të një postimi në instagram.

Çifti janë tani prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Ai shprehet se ndihet në qiellin e shtatë tani që është bërë baba, ndërsa u kërkon mediave të respektojnë privatësinë e tyre.

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed x,” citon këngëtari duke shoqëruar foton e ndarë me ndjekësit e tij në instagram.

Të fundit

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

Lajme të tjera

Web TV