Durrësi, ja si duken sot gjurmët e tërmetit të 26 nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Durrësi nuk është në ditët e tij më të mira. Dhe kjo padyshim, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga rënia e këtij tërmetit me intensitet 6.3 shkalla Rihter, në pallatet e Durrësit mund të dallosh fare qartë gjurmët e tij.

Fotografitë e mëposhtme janë shkrepur te enjten e 16 janarit 2020

Të banueshëm apo jo të tilla, këtë e vendosin ekspertët. Por të paktën nga pamja e jashtme këto pallate nuk duken aspak në gjendje të mirë.

Shqipëria futet ne vendet me risk të lartë për sa i përket anën sizmike. Në historinë e saj janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë shumë jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar mijëra banesa.

Materialet shkencore thonë se Shqipëria shtrihet përtej kufirit konvergjent midis Pllakës Euroaziane dhe Adriatikut, pjesë e zonës komplekse të përplasjes me Pllakën Afrikane. Struktura e pjesës perëndimore të Shqipërisë mbizotërohet nga tektonika aktive e shtyrjes. Rajoni është sizmikisht aktiv.

Veçanërisht rajonet e Durrësit janë më të prekurit nga ky fenomen. Qysh nga koha e Romës se Lashtë Durrësi është përballur me rrënime masive si pasojë e tërmeteve.

Mendohet se tërmeti i vitit  1267 ka qenë ndër më shkatërruesit.

Por duhet thënë se asnjë fenomen sizmik, që nga koha kur kanë filluar të maten, nuk ka dëshmuar një magnitudë më të lartë se 7-të të shkallës Richter.

Tërmeti me më shumë viktima në Shqipëri duhet të jetë ai i 17 tetor 1851 në Berat. Sipas të dhënave pasojat ishin të mëdha, mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa.

Enciklopedia Shqiptare e vitit 1985 përshkruan edhe disa tërmete të tjerë të fortë. Një tërmet i qershorit 1905 në qytetin e Shkodrës vlerësohet se kishte magnitudë 6.6 dhe intensitet 9 ballë. Ai u shoqërua me mbi 600 pasgoditje që vijuan deri në korrik të vitit 1906.

Lexo edhe :  Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

Më 15 prill 1976 një tërmet me magnitudë 7.25 sipas shkallës Richter godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën dhe dëmtuan 17.118 shtëpi e objekte social-kulturore. Epiqendra e tërmetit ishte në Malin e Zi.

Ndërkohë, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri renditet ndër më shkatërrimtarët në botë për vitin 2019. Portali gjerman, i specializuar për informacionet që kanë të bëjnë me lëkundjet e tokës “Erdbebennews” e rendit këtë tërmet të katërtin në shkallë globale, për nga numri i personave të cilëve u ka shkaktuar dëme.

Përgatiti L.Veizi/ Fjala.al/

Të fundit

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

PAMJE APOKALIPTIKE: Uji vërshon nga mali në fshatin indian, merr përpara gjithçka!

Katër persona kanë vdekur, dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe nëntë personel ushtarak janë të zhdukur pasi një...

Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Nga Artan Fuga Nga çuditë e historisë e së tanishmes në Shqipëri. Nga shumë statistika që konsultoj më është formuar mendimi që pjesa dërmuese njerëzve në...

Lajme të tjera

Web TV