Intervista/ Dritan Hila: Pika e fortë e Ramës, opozita e dobët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama shpalli ambicien për një mandat të tretë qeverisës, duke përzgjedhur edhe grupin e të besuarve që do të drejtojnë fushatën zgjedhore në 12 qarqet e vendit. Cili mendoni se do të jetë “kali i betejës” për të kërkuar një mandat tjetër 4-vjeçar në zgjedhjet e vitit 2021?

Nuk e di sloganin e fushatës së ardhme, por besoj se më i gjeturi do jetë “Ne jemi keq, por kundërshtarët tanë janë ibret”. Sa për drejtuesit e qarqeve, më bën përshtypje prania e Safet Gjicit, se ku e gjeti lidhjen me PS-në; apo e Gjiknurit në Vlorë, çka tregon që akuzat ose nuk qëndrojnë, ose Rama është aq i sigurt në fitore, sa nuk pyet për detaje. Por që të jemi të qartë, do jetë “One Man Show”. Rama do të jetë në qendër të reflektorëve. Ai nuk di ta bëjë ndryshe. Nuk di të shpërndajë pushtet.

Në më shumë se 7 vite kryeministër si do ta komentoni qeverisjen “Rama”, cili është bilanci i tij, arritjet dhe dështimet?

Rama nuk ka një Gërdec në bilanc dhe as një 21 janar. Këta që e akuzojnë për diktator, mbase kanë të drejtë. Por krahu tjetër edhe të vjedh, edhe të vret. Apo mendoni se janë koalicioni i shpresës dhe i antikorrupsionit?!

Në këto 29 vite demokraci mandati i dytë qeverisës sjell një lodhje nga pushteti, a po shfaq edhe PS-ja shenja të tilla dhe si mundet në 8 muaj para zgjedhjeve t’i rekuperojë problemet me të cilat është përballur të paktën në mandatin e fundit?

Qeveritë shqiptare lodhen që në vitin e katërt dhe Rama nuk bën përjashtim. Puna është që do të shfrytëzojë, jo vetëm të shkuarën e atyre që ka përballë, por edhe dobësitë, qoftë në ngritjen e një imazhi të ri apo të gafave që do të bëjnë gjatë rrugës. Dhe Rama ka një qasje mediatike me publikun, që çdo kauzë opozitare, sado e florinjtë të jetë, ta kthejë në baltë.

Lexo edhe :  Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Sipas jush, sa shanse reale ka për një mandat të tretë qeverisës Rama?

Nese opozita nuk ka një marsh tjetër, dhe do të vazhdojë me garuesit e ‘92-shit; nëse vazhdon e ia bën vetes me sy; nëse nuk përfshin realisht zëra të pavarur dhe profesionistë të fushave, atëherë duhet të mendojë për pyetjet e formularit të vitit 2025.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV