Probleme me migrenën? Lëngu natyral që ju vjen në ndihmë kundër dhimbjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja e migrenës është ndër më të fortat e provuara nga njeriu, por për qetësimin e tyre vjen në ndihmë lëngu i rrushit. Statistikat kanë zbuluar se migrena prek më shumë gratë, ku rreth 85% e rasteve kronike të migrenës prekin gratë.

Ato që nuk janë në gjendje të zvogëlojnë simptomat me ilaçe, mund të kthehen në kurat natyrale. Për të zvogëluar dhimbjet e migrenës, rekomandohen mjete të ndryshme natyrore, siç është lëngu i rrushit.

Migrena duket si një dhimbje koke e fortë që mund të zgjasë me orë të tëra, madje edhe me ditë. Dhimbja është e përqendruar në zonën përpara kokës ose në njërën anë të kokës.

Sulmet e dhimbjes së kokës shkaktohen edhe për shkak të ushqimeve të pasura me konservues dhe ëmbëlsues. Ndër faktorët e tjerë që shkaktojnë migrenë janë edhe stimujt e tepruar shqisor. Nëse e ekspozoni veten ndaj shumë dritave të forta ose zhurmave shumë intensive, rrezikoni të vuani dhimbje dhe kriza të forta.

Ndryshimet hormonale tek gratë gjithashtu mund të shkaktojnë kriza migrene. Mungesa e gjumit gjithashtu mund të kontribuojë në shfaqjen e migrenës.

Pse lëngu i rrushit është i efektshëm për të luftuar dhimbjet e migrenës?

Rrushi është i pasur me riblofavinë, një vitaminë efektive kundër migrenës. Disa studime kanë raportuar se ka një ulje 50% të rasteve të migrenës nëse riboflavina konsumohet rregullisht. Përveç kësaj, rrushi përmban: vitaminë B12, vitaminë C, vitaminë K, magnez. Kjo përzierje e përbërësve aktivë siguron një veprim efektiv antioksidues.

Për të luftuar sulmet e migrenës, rekomandohet të konsumoni vazhdimisht lëng rrushi.

Për të përgatitur këtë ilaç të mrekullueshëm natyral, ju nevojiten rreth 7-8 kg rrush organik. Së pari duhet të lani rrushin dhe kokrrat t’i ndani nga vargu.

Lexo edhe :  Ja çfarë duhet të konsumoni për kujtesë dhe mendje të fortë!

Kokrrat e rrushit duhet të vendosen në një blender me shpejtësinë më të fuqishme. Lëngu i marrë duhet të filtrohet dhe më pas mund ta pini atë çdo mëngjes.

Këshillohet që lëngu të ruhet në frigorifer, në një enë të errët dhe të mbyllur fort. Lëngu më pas mund të ngrihet dhe të ruhet për më gjatë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kandari amerikan i farmacisë, Berisha sërish non grata por i gëzuar!

Skënder Minxhozi - Loja duket perfekte dhe e peshuar me kandar farmacie. Në njërën anë fituesit e pritshëm të...

Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 8 mandate

Nëse Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori do të lidhnin një aleancë së bashku, duke garuar si një subjekt i vetëm zgjedhor, rezultati...

Meloni uron Ramën për fitoren: Do vazhdojmë të punojmë

Kryeministrja italiane, Giorgia Melno, ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me anë të...

Komenti i Ramës pas fitores: LaCivita, parukieri që do bënte Berishën si Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet në Shqipëri, duke përfituar nga ndjenjat pro-BE për t’u bërë udhëheqësi demokratik më...

PS “pushton” edhe diasporën, thellohet diferenca, Lapaj i treti

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 60400 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV