Rindërtimi i qendrës shëndetësore në Zall- Bastar, Manastirliu: Përfundon brenda vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e qendrës shëndetësore në Zall- Bastar të Tiranës.

Manastirliu premton se kjo qendër shëndetësore përfundon brenda këtij viti dhe do u shërbejë 6 mijë banorëve të zonës, edhe me ambiente miks.

Më tej ajo thotë se qeveria po mban premtimet, duke mos ndaluar investimet për kujdesin parësor shëndetësor pavarësisht se Shqipëria prej muajsh është në pandemi.

“Edhe pse në pandemi, kemi vijuar punën. Po ecet me ritme të shpejta. është menduar shumë mirë akomodimi i Urgjencës, dhe një laborator i nevojshëm. Shumë qendër e madhe, dhe si qendër administrative mund të akomodohen dhe shërbimet socio- shëndetësore. Një qendër miks se ka aq shumë ambiente sa duhen riorganizuar.

Rruga e Arbërit do jetë pikë lidhëse dhe për shërbimin shëndetësor. Edhe largësia nga Tirana imponon që të ketë shërbim 24 orë.

Vijojmë të mbajmë premtimet. Për kujdesin parësor, rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Përfundon brenda këtij viti kjo e Zall Bastarit dhe do i shërbejë 6 mijë banorëve.

Programi i 300 qendrave shëndetësore ka bërë të mundur që të rregullojë sistemin parësor, qoftë në fshat qoftë në qytet. Kemi bërë të mundur që investimet të mos ndalen. Edhe në këto momente ku jemi, puna e mjekëve dhe infermierëve nuk është ndalur. Për të ofruar kujdes shëndetësor për pacientët e prekur nga COVID-19.”- tha Manstirliu./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/752325251994414/

Të fundit

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Brenda bunkerit për ‘ditën e fundit të botës’/ 15 gjërat që do t’ju mbajnë gjallë

Një çift nga Montana i është drejtuar “përgatitjes” në shkallë të plotë në përgjigje të tensioneve globale në rritje, thonë ata – duke grumbulluar...

Lajme të tjera

Web TV