Lojërat Olimpike do të mbahen “me apo pa Covid-19”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID-19”, tha nënpresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates.

Ai konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se Olimpiada do të nisë më 23 korrik, 2021.

Ajo ka qenë e paraparë të nisë në korrik të 2020-ës, por është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, sëmundjes që e shkakton një koronavirus i ri.

Coates tha se tema e Lojërave fillimisht ka qenë: “Lojërat e rindërtimit pas shkatërrimit nga cunami”, duke iu referuar kështu një cunami shkatërrues që ka goditur Japoninë në vitin 2011.

Por, shtoi ai, tema e tyre tani do të jetë: “Lojërat që mposhtën COVID-in, drita në fund të tunelit”.

Në korrik, shefi ekzekutiv i Tokio 2020, Toshiro Muto, ka thënë se është e mundur që Lojërat të mbahen me një audiencë të “kufizuar”, pasi ata duan ta shmangin mundësinë që të mos ketë fare spektatorë.

Ka qenë e planifikuar që më shumë se 11,000 atletë nga rreth 200 vende të botës të marrin pjesë në Lojërat 2020.

Nuk është ende e qartë se si mund të ndikojnë kufizimet e udhëtimit në pjesëmarrjen e tyre, pasi kufijtë e Japonisë aktualisht janë të mbyllur për vizitorët e huaj./REL

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV