Zvicër/ Karantinë dhjetë ditë për ata që hyjnë në këtë shtet ose rrezikojnë gjobë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas rregullave zvicerane, kushdo që hyn në Zvicër nga një prej vendeve në listën e re duhet të shkojë në karantinë për dhjetë ditë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19, ose rrezikon një gjobë.

Sipas masave aktuale Covid-19, udhëtimi mbetet i mundur midis Zvicrës dhe shumicës së vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, EFTA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sidoqoftë, për shkak të një rritje të infeksioneve udhëtarët nga Zvicra në Mbretërinë e Bashkuar duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë. Ata që udhëtojnë nga shumica e vendeve jashtë shengenit mund të hyjnë në Zvicër vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Autoritetet zvicerane kanë krijuar një listë të 19 vendeve të sigurta jo-Shengen të cilat nuk preken nga ky ndalim. Që nga mesi i prillit Zvicra ka dëshmuar një rritje të ngadaltë të rasteve të reja të koronavirusit në një mesatare shtatë ditore prej 324 në ditë. Sidoqoftë, numrat ditorë luhaten.

Më 4 shtator, 405 raste janë regjistruar në Zvicër dhe Lihtenshtejn gjatë 24 orëve të mëparshme, ndërsa më 7 shtator, ka pasur 191 raste të reja. Pavarësisht rritjes së fundit, Stefan Kuster, kreu i sëmundjeve ngjitëse në FOPH; tha javën e kaluar se ai nuk ishte i shqetësuar.

Situata ishte gjithashtu e qëndrueshme edhe përsa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve, tha ai. “Për momentin nuk po flasim për një valë të dytë. Po flasim për një rritje të ngadaltë të infeksioneve. Përpjekjet e popullsisë dhe kantoneve po japin fryte” citoi  Kuster.  Ru. Do/ Fjala

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV