“Be Kind”, Ellen DeGeneres gati për sezonin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur Ellen DeGeneres do të rikthehet për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa hetimet mbi akuzat për një vend toksik pune vijojnë.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy madje edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Madje emisioni po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Mirëpo, asnjë nga këto lajme s’ka rezultuar i vërtetë pasi vetë moderatorja po rikthehet në ekran, siç ka lajmëruarajo vetë.

Madje, Ellen është gati të flasë edhe për akuzat të cilat po i rëndojnë prej disa kohësh.

DeGeneres ka lajmëruar se emisioni i saj nis më 21 shtator dhe atëherë do të dëgjohet edhe “e vërteta” e saj.

“Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj temë”- tha gazetarja.Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV