11 shtator 2001-11 shtator 2020, 19 vite nga sulmi terrorist në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot 19 vite më parë në SHBA u krye akti terrorist më i rëndë i të gjitha kohërave.

Dy avionë civilë u rrëmbyen nga një grup terrorist, të drejtuar nga Osama Bin Laden duke goditur dy Kullat Binjake në New York.

Nga ky sulm terrorist humbën jetën 3 mijë persona, mes tyre 43 zjarrfikës dhe 60 policë.

11 shtatori është dita kur u sulmuan Kullat binjake në New York, një sulm terrorist i ndërmarrë nga grupi i quajtur Al Kaheda kunddrejt SHBA.

Objektivi i këtij sulmi ishin ndërtesat më të rëndësishme Kullat Binjake në New York ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Pentagoni, Ministria amerikane e Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë në Washington, selia e presidentit të SHBA.

Kjo ngjarje shënoi në kujtesën e amerikanëve një ditë tragjike e cila përkujtohet çdo vit nga zyrtarët e lartë të shtetit dhe qytetarët amerikanë. /Ra.My.Fjala.al/

 

Kronologjia e ngjarjeve/Çfarë ndodhi në 11 shtator 2001

Ora 8:46, një aeroplan i rrëmbyer nga terroristët u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në fasadën e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr.

Ora 9:03, një tjetër aeroplan pasagjerësh i rrëmbyer, përplaset mbi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.

Ora 9:17, Administrata Federale e Aviacionit urdhëron mbylljen e të gjitha aeroporteve dhe fluturimet në New York. Pak minuta më vonë, mbyllen edhe urat dhe tunelet.

Ora 9:30, Presidenti Bush, që ndodhej në Florida, informon popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist.

Ora 9:37, Vetëm pak kilometra jashtë Washingtonit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë.

Lexo edhe :  Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Ora 10:05. Kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë rrëzohet, duke shkaktuar re të dendura pluhuri që mbulojnë qytetin e New Yorkut.

Ora 10:10, Aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin Pensylvania.

Ora 10:22, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë evakuohen dhe më pas edhe Banka Botërore dhe ndërtesa e Kongresit.

Ora 10:28, Kulla veriore e Qendrës Botërore të Tregtisë, rrëzohet!

Ora 10:45, të gjitha zyrat kryesore të qeverisë federale evakuohen.

Ora 11:59, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numër fluturimi 175, i linjës nga Bostoni për në Los Angeles është rrëzuar me 56 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Më pas mësohet se ky ishte aeroplani që u përplas mbi kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ndërsa në mbrëmje, Presidenti Bush i drejtohet vendit: “Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata.”’’

 

 

 

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV