COVID-19/Mjeku Ilir Allkja: Pandemia u menaxhua keq; përdorimi i antibiotikëve, i dëmshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjeku Ilir Allkja theksoi se strukturat shtetërore bënë hapa të gabuar në menaxhimin e pandmisë. Me uljen e temperaturave, pritet një rritje e numrit të të infektuarve, njëkohësisht konfuzion, për shkak të virozave të zakonshme të stinës. Allkja: Antibiotikët që po përdoren rutinë, nuk veprojnë ndaj virusit, madje, sipas tij, e rëndojnë gjendjen e përgjithshme të të sëmurit dhe sjellin komplikacione”.

Nga Ina Allkanjari

Sistemi shëndetësor në vend po përballet me akuza të ndryshme për sa i përket menaxhimit dhe masave të marra lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjeku Ilir Allkja shprehet se strukturat shtetërore bënë hapa të gabuar në menaxhimin e pandemisë, veprime, sipas mjekut, të cilat kërkojnë hulumtim për të kuptuar nëse u bënë nga padija apo nga papërgjegjshmëria. Teksa ngre problemin lidhur me trajtimin e të sëmurëve me COVID-19 në shtëpi, Allkja thekson se antibiotikët të cilët po përdoren rutinë, nuk veprojnë ndaj virusit, madje, sipas tij, e rëndojnë gjendjen e përgjithshme të të sëmurit dhe sjellin komplikacione.

Më tej mjeku ndalet te spitalet Covid në vend, ku nënvizon se organizimi i strukturave shëndetësore, përshtatja e tyre ndaj epidemisë së COVID-19 ka diskutime për nga efikasiteti dhe profesionalizmi. Kjo pasi, sipas doktorit, trajtimi i të sëmurëve në QSUT, që është qendra më e madhe spitalore universitare në vend, la pas dore shërbime të tjera jetike, mes të cilave shërbimin e kirurgjisë. Për sa i përket virulencës së virusit, me uljen e temperaturave, Allkja shprehet se në vjeshtë mund të ketë shtim rastesh, por thekson se gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe konfuzion, pasi do të ketë shtim të virozave të zakonshme stinore.

 

Si trajtohen të infektuarit me COVID-19 në ambientet e shtëpisë dhe në sa faza ndahet sëmundja në varësi të simptomave?

 

Trajtimi në shtëpi i të sëmurëve me COVID-19 është kompleks dhe në varësi të rëndesës së simptomave.
Të prekurit nga COVID-19 ndahen në 3 grupe:
– te prekur, por pa simptoma (shenja), ose me një këputje e dobësi disaditore.
-të prekur, me simptoma të moderuara, rrufë, temperaturë, kollë, këputje, diarre etj, të cilët trajtohen në shtëpi.
-të prekur me shenja të rënda, temperaturë 40 deri 41⁰C që nuk zbret, vështirësi në frymëmarrje, devijim të parametrave bazë jetësorë etj., të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Të prekurit me simptoma të moderuara trajtohen me sukses në shtëpi, nën kujdesin e mjekut të familjes ose të një mjeku tjetër.
Trajtimi quhet simptomatik, pasi mjekohen shenjat e sëmundjes, d.m.th. temperatura, kolla, diarreja, dobësia etj.
Barna të zgjedhura janë paracetamoli, shurupet për kollë, vitaminat, lëngjet organike të frutave, ushqimet proteinike. Shumë përfitime ka edhe përdorimi i N-Acetylcysteinës. Antibiotikët që po përdoren rutinë, si Ceftriaxone, Azytromicina, Levofloxacina etj., jo vëtëm që nuk veprojnë ndaj virusit, nuk i përmirësojnë shenjat e sëmundjes, por, madje, e rëndojnë gjendjen e përgjithshme dhe sjellin komplikacione.

 

Sipas jush, a ka pasur protokolle të munguara “në luftën” anti-Covid në vend dhe çfarë duhet ndryshuar?

Lexo edhe :  Shqiptarët boshatisin burgjet e Greqisë, 50% më pak

U kanë dërguar një protokoll të gjitha qendrave shëndetësore për mjekët e familjes, por për opinionin e shumë profesionistëve, ai ka mangësi profesionale e shkencore.

 

Sa i përgatitur u gjend stafi mjekësor në vend përballë një pandemie të tillë?

Pandemia e COVID-19 gjeti të papërgatitur sisteme shëndetësore shumë të zhvilluara e solide, në vende të pasura. Dihet që një vend i vogël, i varfër, me sistem shendetësor të nënfinancuar, të abuzuar skajshëm, do të kapej i papërgatitur. Por është fakt që strukturat shtetërore, bënë hapa të gabuar në menaxhimin e pandemisë, të cilët i kushtuan sistemit, gabime të cilat do të kërkojnë një hulumtim të detajuar, për të kuptuar nëse u bënë nga padija apo nga papërgjegjshmëria.

 

A u janë ofruar stafeve shëndetësore trajnime profesionale gjatë kësaj periudhe?

Është fakt që Ministria e Shëndetësisë nuk ka ofruar deri tani asnjë trajnim profesional efektiv, për stafet shëndetësore. Ndërkohë vende të zhvilluara, si Franca, Gjermania, SHBA-ja etj. kanë kryer trajnime të shumta on line për punonjësit e shëndetit.

 

Spitalet Covid shpesh janë bërë target të akuzave nga figura të ndryshme në vend. Si qëndron e vërteta, çfarë duhet përmirësuar në këto ambiente jetëshpëtuese?

Siç theksova më sipër, organizimi i strukturave shëndetësore, përshtatja e tyre ndaj epidemisë së COVID-19 ka diskutime për nga efikasiteti dhe profesionalizmi. Spitali Covid -1, u shpall Spitali Infektiv në QSUT, ndërkohë që sëmundja e COVID-19 është sëmundje respiratore, dhe duhet të trajtohet nga pneumologët në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Trajtimi i të sëmurëve në QSUT, që është qendra më e madhe spitalore universitare në vend, la pas dore shërbime të tjera jetike, mes të cilave shërbimin e kirurgjisë. Mbetet për t’u sqaruar nëse mbyllja e shërbimit të kirurgjisë ishte për shkak të problemeve financiare me koncesionin e sterilizimit, apo thjesht një gafë keqmenaxhuese e komitetasve.

 

Për sa i përket numrit të personave të infektuar me Covid në Shqipëri, dhe virulencës së virusit. Mendoni se do kemi një shtim të rasteve në vjeshtë?

Vjeshta mund të sjellë shtim rastesh, për shkak të ftohjes së motit, pasi viruset e shtojnë virulencën (aftësinë për të shkaktuar sëmundje), por pritet të ketë edhe konfuzion, pasi do të ketë shtim të virozave të zakonshme stinore.

 

Së fundmi Komisioni Evropian ka vendosur të shpërndajë vaksina falas për vendet me ekonomi të mesme dhe të varfër, ku është përfshirë edhe Shqipëria. Çfarë mendimi ndani lidhur me këtë fakt?

Është fakt që Komisioni Evropian ka porositur 400 milionë vaksina për COVID-19 nga kompania “AstraZaneca”, vaksina e së cilës është zhvilluar me Universitetin e Oksfordit dhe ndodhet në fazën e tretë të testimeve.

Siç është bërë e ditur, një pjesë e këtyre vaksinave do t’u dhurohet edhe vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, mes të cilave bëjmë pjesë dhe ne, Shqipëria. Ështe akt mbështetës ndaj nesh, dhe gjej rastin ta falënderoj këtë gjest. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Greqia nxjerr hartën për planifikimin e detit, si preket Shqipëria?

Greqia për herë të ka publikuar një hartë të Planifikimit Hapësinor Detar për zonat në Egje, në Kretë dhe...

Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev tha të martën se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka shprehur interesim jozyrtar në Deklaratën mbi Forcimin e...

Inceneratori i Tiranës/ Ish-ministri Lefter Koka dënohet me 3 vite burg

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Trupa gjykuese  e kryesuar nga Elsa Ulliri vendosi që Lefter Koka të dënohet për...

Biden akuza ndaj administratës Trump/ Në më pak se 100 ditë ka bërë kaq shumë dëme

Në fjalimin e tij të parë që nga largimi nga detyra, ish-presidenti Joe Biden ka kritikuar politikat e administratës Trump, duke theksuar pasojat e mundshme të...

Ukraina ndahet në 3 pjesë, zbulohet plani i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës

Nisja e negociatave mes SHBA ndaj Rusisë kishte mashtruar botën për mundësinë reale të arritjes së shpejtë të një armëpushimi në Ukrainë. Ashtu siç pritej, objektivat...

Lajme të tjera

Web TV