Plagosja në Tiranë/ Policia zbardh ngjarjen e plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me armë të 30-vjeçarit, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se aurtori Kevin Cungu ka plagosur me armë zjari shtetasin Rexhep Xhekja., 30 vjeç, i fundit ky që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kevin Cungu është vëllai i Markeljan Cungut, autorit të mbi 500 vjedhjeve dhe grabitjeve dhe i shoqëruar dhjetëra herë në komisariatet e Policisë. Ai plagosi sot shokun e tij Rexhep Xhekjen pas një sherri banal në lokal. Të dy janë në kërkim teksa Markeljan Cungu së fundmi për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës në janar. Pra prej 9 muajsh Markeljan Cungu është në kërkim teksa për herë të parë shoqëruar që 9 vjeç për vjedhje.

Njoftimi i plotë:

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Të fundit

Sa vjet zgjati Senati Romak? Më shumë se vetë qyteti

Senati Romak u krijua më 21 prill 753 para Krishtit dhe zgjati 1382 vjet, më shumë se e gjithë...

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të papëlqyeshëm. Por ato janë gjithashtu...

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit që janë tradhtuar në...

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

Lajme të tjera

Web TV