Kapiten, besnikëria do të shpërblehet! Shiriti ka vlerë të vërtetë vetëm në krahun e Berat Gjimshitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klaudio Ndreca

Me emrin e një qyteti të Shqipërisë dhe me besën e dhënë si burrat e kahershëm të kësaj treve, ku fjalën që jepnin nuk e kthenin dot kurrsesi mbrapsht. Ky ishte rasti i Berat Gjimshitit, që është një shembull për t’u reklamuar gjithmonë dhe fotot e tij duhet të vendosen në çdo mur, për të treguar modelin që duhet të ndjekin fëmijët.

Pikësëpari nuk do ta mendonte gjatë mundësinë për t’iu bashkuar Shqipërisë, pavarësisht se në media kishte dalë edhe Zvicra si një Kombëtare në garë për të siguruar shërbimet e Gjimshitit. Asokohe ishte pjesë e Zurich dhe helvetët mund ta kishin në konsideratë për të ardhmen, por kuqezinjtë vepruan më shpejt.

Dhe kështu do të mbërrinte ky futbollist te Shqipëria, në një kohë që nuk kishim prurje të shumta në Kombëtare. Menjëherë do të dallohej me performancën e tij, ndërsa kulmin e arriti pasi markoi me sukses Kristiano Ronaldon.

T’ia nisësh duke mbyllur me sukses yllin portugez ishte një tregues që shprehte shumëçka për këtë futbollist. E teksa Shqipëria festoi arritjen e madhe në Europianin e Francës, pas asaj ndeshje kundër Armenisë në transfertë ku Gjimshiti realizoi edhe një gol, momenti i trishtë ishte i paevitueshëm.

De Biazi duhej t’i komunikonte katër futbollistëve se nuk do të ishin pjesë e Kombëtares dhe duhej të ktheheshin në shtëpi, pasi kishin bërë përgatitje me grupin. Mes këtyre zgjedhjeve të këtij trajneri kishte vetëm një padrejtësi, Berat Gjimshiti.

Ky i fundit kontribuoi për Kombëtaren dhe nuk mundi të ishte aty, në momentin e saj më të mirë. E nga ana tjetër Milot Rashica që luajti vetëm dy takime miqësore me Shqipërinë u ndie i fyer nga vlerësimi i De Biazit me zgjedhjen e bërë, duke u larguar menjëherë drejt Kosovës. Të njëjtën zgjedhje e bënë edhe Herolind Shala me Amir Rrahmanin, por lojtari i vetëm që do i ishte justifikuar veprimi, Berat Gjimshiti, nuk lëvizi nga vendi.

Lexo edhe :  Ku jemi ne shqiptarët?

I heshtur dhe me gjakftohtësinë për t’u admiruar në kulm, nuk foli asnjë fjalë më tepër dhe ende nuk e ka komentuar këtë largim që i erdhi nga De Biazi, megjithëse do të kishte gjithë mbështetjen e tifozëve. Për të vazhduar me lënien në stol te Kombëtarja edhe në disa takime radhazi, ku sërish shkon për t’u ulur në stol dhe për të mos thënë asnjë fjalë më tepër, ndryshe nga disa lojtarë.

E çfarë shembulli mund të kërkohet më shumë? E çfarë shembulli mund t’i jepet më tepër fëmijëve? E çfarë shembulli mund të ketë më shumë Kombëtarja? Besnikëria, një ditë do të shpërblehet! Një virtyt që na ka shoqëruar si popull shumë vite më parë, personifikohet saktësisht nga Berat Gjimshiti. Kur Elseid Hysaj u largua me karton të kuq do t’i dorëzonte shirtin e kapitenit në minutat e fundit ndaj Lituanisë, por më e mira do të ishte që ai shirit të mos e ndërrojë më kurrë krahun.

Të fundit

Partizani e nisi me shtatë shqiptarë nga Kosova derbin me Tiranën

Kosova në vitet e fundit ka arritur të zhvillojë akademi shumë cilësore nga të cilat dalin plot futbollistë cilësorë. Sakaq,...

Vetëvendosja kryeson me 41%! KQZ numëron mbi 93% të votave

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Deri më tani janë numëruar 2362 kuti nga...

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i ‘Përputhen’: Donin të më vinin qaforen e qenit

I ftuar në “Live From Tirana” ishte një nga konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën e këtij në këtë format...

Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion...

Lajme të tjera

Web TV