Topalli: Kam prova, Basha është i blerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jozefina Topalli vijon me sulme të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ish-kryetarja e Kuvendit deklaroi se Basha është i blerë dhe partia që ai drejton nuk mund të funksionojë kur kryetari është i blerë. Pyetjes së gazetarit  Qafoku se si e vërteton këtë akuzë të rëndë Topalli tha se fitimi i procesit gjyqësor në Strasburg për pallatin  e prishur në Vlorë prek 16  milionë euro është blerje e pastër e Bashës nga qeveria.

-Nëse dikush del dhe më thotë se kishte pseudo-opozitë, qoftë nga socialistët, qoftë nga PD unë do iu kërkoja të falur të gjithëve. Ishte mbijetesë për të ruajtur opozitarizmin që rrezikonte të zhdukej. Ndërsa sot është e blerë. Dhe prandaj flas sot.

-Kush e ka blerë?

-Sigurisht që qeveria.

-Si e vërtetoni këtë zonjë? Se kjo është e rëndë.

-Dhe është gjëja më e vërtetë. Faktet ekëtyre viteve flasin për një gjë të tillë. Fillon nga çadra, pastaj nga mbrojtja që qeveria i bëri për të marrë paret e pallatit, nga shitja që i është bërë Rrugës së Kombit, nga shitja e çështjes së Astirit, nga shitja e çështjes së Teatrit. Të gjitha këto çështje lidhen me projekte të mëdha, ndërtimesh, godinash ku janë pjestarë oligarkët.

-Keni dokumenta dhe fakte zonjë?

-Këto janë fakte politike.

-Ju thoni e shiti, e shiti do të thotë të japësh dhe të marrësh lekë. Si?

-Vendimi i Strasbourgut nuk ishte 16 milionë euro?

-Çdo njeri ka të drejtë të hapë një proces gjyqësor.

-Sigurisht që ka të drejtë, por nuk ka ndodhur në historinë e tre dekadave që kryeministri të kujdeset që kryetari i opozitës të marrë 16 milionë euro. /Fjala.al/Ke.Ba</

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV