Britani e Madhe/ Boris Johnson fiton votimin për shkeljen e Marrëveshjes së Brexit-it por ka kundërshtime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Boris Johnson fitoi të hënën votimin e parë të disa votimeve në Parlament për planin e tij për të shkelur traktatin e Brexit-it, megjithëse ai përballet me një rebelim në rritje mes ligjvënësve që thonë se shkelja e ligjit ndërkombëtar do të dëmtojë reputacionin e Britanisë.

Boris Johnson fiton votimin për shkeljen e Marrëveshjes së Brexit-it por për këtë ka kundërshtime.

Johnson, i cili ka një shumicë prej 80 vendesh në Dhomën e Komunave, siguroi miratimin e të ashtuquajturit votim paraprak të Projektligjit për Tregun e Brendshëm, me 340 pro dhe 263 kundër.

BE-ja thotë se projekt-ligji i kryeministrit Johnson do të prishë bisedimet tregtare dhe do ta çojë Mbretërinë e Bashkuar drejt një Brexiti të pakontrolluar, ndërsa ish-udhëheqësit britanikë kanë paralajmëruar se shkelja e ligjit është një hap që dëmton imazhin e vendit.

Kryeministri Johnson tha se ishte e domosdoshme për të kundërshtuar ato që ai i quajti kërcënime absurde nga Brukseli, përfshirë idenë që Londra të vendosë kontrolle doganore midis Britanisë dhe Irlandës së Veriut dhe të imponojë një bllokadë ushqimore – hapa që ai tha kërcënojnë unitetin e Mbretërisë së Bashkuar.

“BE-ja ende nuk e ka hequr atë fishek nga tavolina,” i tha kryeministri Johnson Parlamentit para votimit. “Ajo që nuk mund të bëjmë tani është të tolerojmë një situatë ku homologët tanë të BE-së të besojnë seriozisht se kanë fuqinë për të shkatërruar vendin tonë.”

BE ka kërkuar që Britania të heqë pjesën kryesore të projektligjit deri në fund të shtatorit dhe se nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk do të ketë marrëveshje tregtare në fund të vitit që do të mbulonte gjithçka, nga pjesët e makinave e deri te ushqimi. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  "S'kemi mjaftueshëm forca për...."/ Zelensky: Mbështetemi në diplomaci

 

Të fundit

Shqipëria Mbyll TikTok-un: Ndikimi i platformës te të rinjtë në fokus global

Shqipëria vendosi të mbyllë TikTok për një periudhë një vjeçare pasi një i ri humbi jetën nga një sulm...

Përhapet kanceri i zorrës së trashë, mjekët ngrenë alarmin: Po prek edhe të rinjtë

Në Shqipëri po rriten shifrat e të prekurve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë siç njihet ndryshe. Kjo semundje përbën 11% të të...

Zbulohet skenari i protestës së PD më 23 dhjetor/Ja cilat rrugë do të bllokohen në Tiranë

Partia Demokratike, do të mbajë protestën e radhës në 23 dhjetor. Ajo do të jetë e ngjashme me protesën e fundit, ku drejtues dhe...

“Troket” dimri me temperatura minus/ Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe...

Kërkesë e lartë për gjel deti/ Shitësit në Baldushk: Çmimi i njëjtë, nuk është rritur

Edhe këtë vit Baldushku është në krye të listës së shitjeve për gjelin e detit. Për ABC News banorët shprehen të kënaqur me shitjen,...

Lajme të tjera

Web TV