Përcjell mesazhin para vdekjes nga C*VID-19/ Familjarët publikojnë pamjet (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I  bënte thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e kuptojnë si lojë infektimin me COVID-19. Familjarët e tij e kanë shpërndarë videon me qëllim që të tjerët të shohin pasojat e koronavirus dhe të ndërgjegjësohen për rrezikshmërinë serioze të viruait. Mesazhi i të ndjerit i cili ndërroi jetë në moshën 62- vjeçare i ka përlotur të gjithë.

Yaşar Ünal, 62-vjeç nga Turqia, ka humbur jetën në spital ku po trajtohej kundër koronavirusit. Ai kishte realizuar një video me telefon para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”.

I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe muajin e kaluar ishte pranuar në spital pasi kishte ankesa të mëdha për kollitje dhe temperaturë të lartë.

Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.

Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan ku për pesë ditë luftoi për mbijetesë. Për fat të keq nuk e fitoi betejën.

“Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë keq. Kam probleme me frymëmarrje dhe me tensionin e lartë të gjakut. Kollitja për asnjë moment nuk po më lëshon. I lutem zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë u bëra vonë, por mos u bëni ju. Dua të falënderoj të gjithë”, dëgjohet duke thënë i ndjeri.

Pasi u varros me prezencën e rrethit të ngushtë të familjes, ata mbetën të habitur kur mbushën telefonin e tij me energji elektrike, dhe pasi e ndezën gjetën një video që Unal e kishte filmuar para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensiv. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  Zelensky i kërkon falje Trump për debatin në Zyrën Ovale, Witkoff zbulon prapaskenën

 

Të fundit

A do jetë në listën e mbyllur të PD? Topalli: Mirënjohëse nëse do jem në garë

Ish-kryetarja e PD, aktualisht drejtuese e Diasporës në PD, Jozefina Topalli deklaron se ende nuk e ka të qartë...

Kryebashkiaku do lirinë/ Vijon sot në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Pas një seance maratonë në Apelin e GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet sot sërish para Apelit të Posaçëm. Seanca nis në 12:30,...

Zbulohet data/ Kur do të mbyllet rrjeti social ‘TikTok’ në Shqipëri

Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të mbyllet më datë 13 Mars në vendin tonë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar nga kompanitë e...

“Madhështorja” Shqipëri

Nga Fatos Tarifa Madhështore! Kjo do të jetë Shqipëria që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kërkon t’u shesë shqiptarëve Sali Berisha. Njeriu...

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë...

Lajme të tjera

Web TV