Chelsea nis me këmbën e mbarë Premier Ligën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme blutë e Londrës debutuan zyrtarisht në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier League, të cilën shorti ua kishte rezervuar në “Amex Stadium” përballë Brighton-it, sfidë që londinezët ia dolën t’a fitojnë me shifrat 1-3 dhe të largohen me 3 pikë.

Trajneri londinez Frank Lampard kishte aktivizuar në fushë që nga minuta e parë dyshen gjermane Werner-Havertz, nga futbollistët e afruar këtë verë, ndërsa mbajtja e shiritit të kapitenit i ishte besuar italianit Joginho.

Takimi nisi mirë për vendasit, por një gabim në mesfushë u shfrytëzua mjaft mirë nga londinezët, me Mount që nisi Werner në zonë dhe sulmuesin gjerman që dribloi saktë portierin e Brighton, por u pengua nga ky i fundit çka shkaktoi 11-metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë shënoi në rrjetë mesfushori italian Jorginho, duke kaluar në avantazh londinezët. Ndërsa pjesa e parë u mbyll me përpjekjet e Brighton për të gjetur golin e barazimit por pa sukses.

Baraspesha u arrit në minutën e 54-t, kur Trossard lëshoi një goditje drejt portës së bluve, dhe portieri Kepa nuk arriti ta ndalë duke barazuar gjithçka.

Vetëm pas dy minutash mbrojtësi 20-vjeçar Reece James, i cili u shërbye nga Jorginho mbi vijën e zonës, lëshoi një të djathtë duke shënuar rrjetën për herë të dytë.

Në minutën e 66’ ishte mbrojtësi Kurt Zouma që mbylli llogaritë e ndeshjes, pasi u koordinua mirë me këmbë gjatë një krosimi nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë për bardhë e blutë e Brighton-it, ndërsa Chelsea e nisi me këmbën e mbarë kampionatin, duke marrë tre pikët e plota./Fi.Ak/Fjala.al

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV