Ditën e sotme ministri Lleshaj dhe kreu i grupit parlamnetar të PS, Taulant Balla kanë qenë në qytetin e Elbasanit nga ku është bërë dhe prezantimi i Forcave Shqiponja.
Taulant Balla deklaroi për mediat që ministri Lleshaj po bën një punë të shkëlqyer prej ditës së parë në Ministrinë e Brendshme.
Lidhur me ngjarjet kriminale që tronditën kryeqytetin Balla është shprehur që këto lloj sulmesh ndodhin në çdo kryeqytet të botës.
“Hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.
Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, është shprehur Balla./Jo.Be/Fjala.al